Përmbledhje e komandave të Terminalit për Mac (Bazat)
Shkronjat janë në versionin kapital për t'u lexuar më lehtë. Butoni Capslock duhet të jetë i fikur.
Komanda
Përshkrimi
Ctrl + A
Shko në fillim të rreshtit që je duke shkruar. Kjo funksionon edhe për shumicën e inputeve text në mbarë sistemin. Netbeans përbën përjashtim
Ctrl + E
Shko në fund të rreshtit që je duke shkruar. Kjo funksionon edhe për shumicën e inputeve text në mbarë sistemin. Netbeans përbën përjashtim
Ctrl + L
Pastron/Fshin ekranin
Cmd + K
Pastron/Fshin ekranin
Ctrl + U
Prij përmbajtjen nga pozicioni aktual i kursorit deri në fillim të rreshtit
Ctrl + K
Prij përmbajtjen nga pozicioni aktual i kursorit deri në fund të rreshtit
Ctrl + W
Prij një fjalë para nga pozicioni aktual i kursorit
Ctrl + Y
Ngjit çfarëdo që është prerë në përdorimin e fundit të komandës prij/cut.
Ctrl + H
E njëjtë me komandën backspace
Ctrl + C
Ndalo çfarëdo që je duke ekzekutuar në konsolë. Gjithashtu fshin përmbajtjen e rreshtit aktual
Ctrl + D
Dil nga terminali shell kur asnjë proçes nuk është duke punuar, ose dërgo sinjalin EOF proçesit që është duke punuar
Ctrl + Z
Vendos çfarëdo që është duke u ekzekutuar në një proçes të pezulluar në background
Ctrl + _
Kthe përsëri komandën e fundit. (Vijë poshtë. Pra realisht është Ctrl + Shift + minus)
Ctrl + T
Shkëmbe vendndodhjet e dy karaktereve të fundit para kursorit
Ctrl + F
Zhvendos kursorin një karakter përpara.
Ctrl + B
Zhvendos kursorin një karakter pas.
Option + →
Zhvendos kursorin një fjalë përpara.
Option + ←
Zhvendos kursorin një fjalë pas.
Esc + T
Shkëmbe vendndodhjet e dy fjalëve të fundit para kursorit
Esc + Backspace
Prij një fjalë para nga pozicioni aktual i kursorit duke përdorur si ndarës karaktere jo shkronja
Tab
Kompleto automatikisht emrat e skedarëve dhe direktorive
Komanda
Përshkrimi
cd [direktoria]
Ndrysho direktorinë p.sh. cd Documents
cd
direktoria bazë (Home)
cd ~
direktoria bazë (Home)
cd /
Rrënja e diskut
cd -
Direktoria e mëparshme
ls
Listim i shkurtër (në rresht)
ls -l
Listim i gjatë (në kolonë)
ls -a
Listimi përfshin skedarët e fshehur
ls -lh
Listim i gjatë me madhësitë e skedarëve në format të lexueshëm për njeriun
ls -R
Liston të gjithë përmbajtjen e direktorisë rekursivisht
sudo [komanda]
Ekzekuto komandën me privilegjet e superpërdoruesit (Super User DO)
open [skedari]
Hap një skedar ( njëlloj sikur do hapej duke klikuar )
top
Afishon proçeset aktive. Shtyp q për të dalë
nano [skedari]
Hap skedarin duke përdorur editorin nano
vim [skedari]
Hap skedarin duke përdorur editorin vim
clear
Pastron/fshin ekranin
reset
Rivendos/reseton ekranin e terminalit
Komanda
Përshkrimi
[komanda-a]; [komanda-b]
Ekzekuto komandën A dhe më pas B, pavarësisht nëse komanda A ekzekutohet me sukses apo jo
[komanda-a] && [komanda-b]
Ekzekuto komandën B në qoftë se komanda A u ekzekutua me sukses
[komanda-a] || [komanda-b]
Ekzekuto komandën B në qoftë se komanda A dështoi
[komanda-a] &
Ekzekuto komandën A në background
NDËRTHURJA E KOMANDAVE (PIPING)
Komanda
Përshkrimi
[komanda-a] | [komanda-b]
Ekzekuto komandën A dhe më pas kaloja rezultatin komandës B. p.sh. `ps auxwww | grep google
Komanda
Përshkrimi
history n
Tregon komandat e shtypura në konsolë – shto një numër për të limituar deri në n komandat e fundit
Ctrl + r
Kërkim interaktiv nëpër gjithë komandat e shtypura
![vlerë]
Ekzekuto komandën e fundit të shtypur në konsolë që fillon me ‘vlerë’
![vlerë]:p
Afisho komandën e fundit të shtypur në konsolë që fillon me ‘vlerë’
!!
Ekzekuto komandën e fundit të shtypur në konsolë
!!:p
Afisho komandën e fundit të shtypur në konsolë
Komanda
Përshkrimi
touch [skedari]
Krijo një skedar të ri
pwd
Afisho adresën e plotë e direktorisë aktuale
.
Direktoria aktuale, p.sh. ls .
..
Direktoria prind, p.sh. ls ..
ls -l ..
Listim i gjatë i direktorisë prind
cd ../../
Zhvendosu 2 nivele më lartë
cat
Bashkangjit në ekran
rm [skedari]
Fshi një skedar, p.sh. rm data.tmp
rm -i [skedari]
Fshi duke konfirmuar
rm -r [dir]
Fshi një direktori dhe përmbajtjen e saj
rm -f [skedari]
Fshi me forcë pa konfirmim
cp [skedari] [skedari-i-ri]
Kopjo skedarin në skedarin e ri
cp [skedari] [dir]
Kopjo skedarin në direktori
mv [skedari] [emri i ri]
Zhvendos/Riemërto, p.sh. mv file1.ad /tmp
pbcopy < [skedari]
Kopjo përmbajtjen e skedarit në clipboard
pbpaste
Ngjit/Shkruaj përmbajtjen e clipboard
pbpaste > [skedari]
Ngjit/Shkruaj përmbajtjen e clipboard në një skedar, pbpaste > paste-test.txt
Komanda
Përshkrimi
mkdir [dir]
Krijo direktori të re
mkdir -p [dir]/[dir]
Krijo direktori të ndërthurura (direktori brenda direktorisë)
rmdir [dir]
Fshi direktorinë (operon vetëm në direktori boshe)
rm -R [dir]
Fshi direktorinë dhe përmbajtjen e saj
less [skedari]
Afisho përmbajtjen e skedarit në copa të barabarta me madhësinë e ekranit
[komanda] > [skedari]
Vendos outputin në skedar, kij parasysh që përmbajta do të mbishkruhet
[komanda] >> [skedari]
Shto outputin në një skedar ekzistues (shtim në fund)
[komanda] < [skedari]
Udhëzo komandën të lexojë përmbajtjen nga skedari
Komanda
Përshkrimi
find [dir] -name [fjala-kyçe]
Kërko për skedarë, p.sh. find /Users -name "file.txt"
grep [fjala-kyçe] [skedari]
Kërko për të gjitha rreshtat që përmbajnë fjalën kyçe, p.sh. grep "Tom" file.txt
grep -r [fjala-kyçe] [dir]
Rekursivisht kërko në të gjithë skedarët në direktorinë e specifikuar për të gjitha rreshtat që përmbajnë fjalën kyçe
grep -v [fjala-kyçe] [skedari]
Kërko për të gjitha rreshtat që NUK përmbajnë fjalën kyçe
grep -i [fjala-kyçe] [skedari]
Kërko për të gjitha rreshtat që përmbajnë fjalën kyçe ekzakte (Kapitalizimi i shkronjave ka rëndësi)
mdfind [fjala-kyçe]
Kërkim i shpejtë për skedarë (emri, përmbajtja, metadata të tjera), p.sh. mdfind skateboard
mdfind -onlyin [dir] -name [fjala-kyçe]
Kërkim i shpejtë për skedarë të emëruar si paterni në direktorinë e dhënë
Komanda
Përshkrimi
[komanda] -h
Ofron ndihmë
[komanda] --help
Ofron ndihmë
info [komanda]
Ofron ndihmë
man [komanda]
Tregon manualin e ndihmës/përdorimit për [komandën]
whatis [komanda]
Jep përshkrim të shkurtër (me një rresht) të komandës [komandën]
apropos [fjala-kyçe]
Kërkon për komanda me fjalën kyçe në përshkrim